Gazetari i njohur lëshon “bombën” për Gareth Bale

David Ornstein na habit të gjithëve me lajmin e publikuar për sulmuesin Gareth Bale.

Gazetari i “The Athletic” raporton se sulmuesi i Real Madrid do ta lërë futbollin nëse Uellsi nuk do të kualifikohet në Kupën e Botës 2022.

Kombëtarja e tij ndeshet me Austrinë dhe më pas me fituesin e çiftit Skoci-Ukrainë.

Me Real Madrid kontrata i përfundon më 30 qershor. Nëse Uellsi shkon në “Katar 2022”, atëherë Bale do të firmosë me një ekip që të luajë dhe të jetë në formë për Botërorin./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.01.2022 19:18