Gazetari gjerman “plas” bombën, Jose Mourinho drejt Bayern Munich

Jose Mourinho u largua nga Roma në mesin e muajit janar dhe tashmë është një trajner i lirë në treg. Për portugezin ka shumë interesime, teksa emri i tij ka përfunduar në zyrat e disa klubeve.

E ardhmja e “Special One” mund të jetë në Gjermani, ku sipas gazetarit të njohur gjerman, Christian Falk, i cili njëkohëshit punon për “Bild” ka nisur kursin e gjermanistes. Mourinho po studon gjermanisht dhe sipas gazetarit një pistë pritet të jetë Bayern Munich.

Thomas Tuchel dhe Bayern nuk po zhvillojnë një kampionat të mirë dhe këëtë sezon duken një hap prapa Bayern Leverkusen për titullin kampion. Nëse “Special One” do të kalojë te bavarezët, atëherë do të ishte aventura e tij e parë në Gjermani, teksa në të kaluarën ka drejtuar në Portugali, Itali, Angli dhe Spanjë. /newsport.al/


Shtuar 13.02.2024 13:01