Gattuso: Vajza ime është vetëm 18 vjeç, Toni Lato është mashkulli ideal për të

Toni Lato është jo vetëm një futbollist i shkëlqyer, por është edhe dhëndri ideal për Gennaro Gattuso.

Kështu ka thënë vetë trajneri italian në fund të fitores ndaj Getafes. Një frazë që u bë virale në Spanjë: “Ai është një djalë i jashtëzakonshëm dhe shumë modest. Vajza ime është shumë e re, është vetëm 18 vjeçe, por mendoj se Toni do të ishte mashkulli ideal për të, çdo vajzë do të donte të kishte një djalë si Toni, realiteti i njeriut për të cilin po flasim”. /albeu.com/