Ditën e enjte Elbasani dhe Bylisi do të përplasen mes tyre në sfidën e fundit në Kategorinë e Parë. Takim i cili do të startojë në orën 17:00 në “Elbasan Arena”.
Një sfidë ku skuadra e Nevil Dedes do të synojë ta mbyllë me fitore këtë sezon, ndërsa bashkë me tifozët do ta kthejnë në një ditë feste.
Të lidhura
None found
Pikërisht të enjten do t’iu dorëzohet edhe trofeu i titullit dhe për këtë mbështetja e tifozëve nuk pritet të mungojë.
Klubi ka nxjerrë në shitje edhe biletat ndërsa ka publikuar çmimet e tyre në faqen zyrtare. Sektori C i ultrasve kushton vetëm 100 lekë, ndërsa ‘karshia’ 500 lekë.
Tribuna kryesore dhe ajo VIP do të shiten për 500 dhe 1000 lekë. Biletat mund të blihen në sportelet e stadiumit ose në fan shopet e ekipit.
View this post on Instagram
