Tashmë është zyrtare: Gian Piero Gasperini do të jetë trajneri i ri i Romës. Tekniku italian do të largohet nga Atalanta dhe pritet të marrë së shpejti drejtimin e verdhekuqve të kryeqytetit.
Së bashku me Gasperinin, në Romë do të rikthehet edhe Marash Kumbulla, i cili aktualisht është i huazuar te Espanyoli.
Edhe pse ende pa u zyrtarizuar në stolin e Romës, trajneri italian ka marrë një vendim në lidhje me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.
Sipas mediave italiane, Gasperini e vlerëson Kumbullën dhe ka vendosur që ai të qëndrojë në kryeqytet.
Duke pasur parasysh edhe largimin e Mats Hummels, mbrojtësi shqiptar do të bëjë pjesë në skuadrën e Romës për sezonin e ardhshëm.