Garë e fortë për kreun në La Liga

Java e 16-të në La Liga për Real Madridin dhe Barcelonën do të jetë më e vështirë në letër, ndërsa Atletico Madridi shpreson në ballafaqim më të lehtë.

Reali fitoi në javën e fundit ndaj Athletic Bilbaos 1:0 të mërkurën në mbrëmje, por duhet të luajë shumë më mirë kur do të ballafaqohet me Real Sociedadin të shtunën në orën 21:00 në stadiumin “San Sebastian”.

Të lidhura

None found

Diferenca e pikëve nuk është shumë e madhe në krye të tabelës dhe një gabim i mundshëm i skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti, mund t’i kushtojë.

Barcelona ka qenë edhe me fat në dy ndeshjet e para të ligës qëkur Xavi Hernandez e mori drejtimin e klubit si trajner, me fitore kontestuese përballë Espanyolit dhe Villarrealit.

Do të jetë skuadra e Real Betisit që do të udhëtojë në “Camp Nou” të shtunën në orën 16:15. Barça do të jetë pa disa lojtarë kyç si Pedri, Martin Braithwaite, Sergi Roberto e Kun Aguero.

Xavit do t’i duhet të bëjë rotacion në ekip pasi do të luajë ndeshje vendimtare në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut javën tjetër.

Vështirë për ta kaluar fazën e grupeve në “Champions”, e ka edhe Atletico Madridi që do të udhëtojë në Porto. Në fundjavë në kuadër të xhiros së 16-të, Atletico Madridi do të luajë të shtunën po ashtu në shtëpi ndaj Mallorcas në orën 18:30.

Atletico ka treguar dy fytyra deri tani në këtë edicion, derisa edhe rezultatet pozitive nuk i ka në vazhdimësi.

Skuadra e udhëhequr nga Diego Simeone herë pas here tregon vështirësi në shënimin e golave, por jo edhe në ndeshjen e fundit kur i realizoi katër gola ndaj Cadizit vikendin e kaluar.


Shtuar më 3.12.2021 20:58

Tags:
sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişbetebetholiganbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetbetasus girişbetasusbetasus girişBetasusKralbetmeritkingdinamobet girişmobilbahisporno videoporno izlepornotürk porno izleporno izlepornogamdom girişgamdomdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren siteleronwinGrandpashabetcasinofastjojobet girişjojobetbetwoon