Galatasaray konfirmon zyrtarisht negociatat me dy yjet e futbollit

Pas një vendi zhgënjyes të 13-të në kampionat sezonin e kaluar, Galatasaray po ndërmerr hapa për të forcuar veten dhe për t’u rikthyer në majat e futbollit turk.

Klubi i Stambollit konfirmoi këtë të shtunë fillimin e negociatave me sulmuesin belg Dries Mertens, pa asnjë kontratë që nga largimi nga Napoli, dhe me Arsenalin për mesfushorin uruguaian Lucas Torreira.

Të lidhura

None found

“Negociatat zyrtare kanë filluar me lojtarin dhe klubin e tij Arsenal Football Club në lidhje me transferimin e futbollistit profesionist Lucas Sebastian Torreira Di Pascua në klubin tonë. Lidhur me transferimin e futbollistit profesionist Dries Mertens në klubin tonë, kanë nisur negociatat zyrtare me futbollistin”, lexojmë në dy njoftimet për shtyp të verdhekuqeve. /albeu.com/


Shtuar 6.08.2022 23:08