Gabimi që ndryshoi futbollin anglez: Abramovich donte të blinte Arsenalin

Blerja e Chelsea-t nga ana e Roman Abramovich ka ndryshuar Premier League, me blerje të bujshme dhe rroga marramendëse.

Megjithatë, siç ka shkruar The Sun, gjërat mund të kishin shkuar shumë ndryshe. Në fakt, ata që duhej të kishin shijuar paratë e Abramovich duhej të kishin qenë tifozët të tjerë të Londrës. Jo blues, por reds.

Dhe shtëpia e oligarkut mund të kishte qenë Emirates Stadium.

Dëshira e Abramovich për të blerë Arsenal-in është e rrëfyer në një libër me titullin The Club, i shkruar nga dy gazetarë ekspertë të Wall Street.

Në vitin 2003, rusi duket se i ka kërkuar bankës UBS që të analizonte vlerat ekonomike dhe të merkatos të klubeve të Premier League, me një interes të veçante ndaj klubeve të bazuar në Londër.

Një nga rezultatet e analizës tregonte se Arsenal nuk ishte absolutisht në shitje, pavarësisht se ishte objektivi kryesor i miliarderit rus. Kjo ka qenë arsyeja që Abramovich ka kthyer vëmendjen nga Chelsea.

Ai ishte me të vërtetë i paprekshëm Arsenal-i? Në libër, opinioni i ish-zëvendëspresidentit të Topçinjve, David Dein, është i ndryshëm. “Nëse Abramovich do të kishte bërë një ofertë të madhe, mund ta kishte blerë klubin”.

Një analizë e gabuar që ka përmbysur hierarkitë e futbollit anglez. Në sezonin 2003/04, Arsenal-i i Të Pathyeshmëve ka fituar titullin e fundit (deri tani) në Premier League, dhe nga ajo ditë, Chelsea i financuar nga Abramovich ka fituar pesë herë Premier League, ashtu si edhe dy Champions League dhe dy Europa League.

Në libër përmendet edhe Tottenham, skuadra tjetër e madhe e Londrës. Abramovich mësohet se ka organizuar një takim me drejtuesit e Spurs, por më pas ka hequr dorë nga ideja për ta blerë klubin.

Arsyeja? Duke kaluar me makinë nga anët e White Hart Lane, miliarderi rus mësohet të ketë thënë: “Duket më keq se Omsk”. Ose më saktë, qyteti siberian i rafinerive të tija të naftës. Jo saktësisht një kompliment.


Shtuar 19.12.2021 20:25