Bota e futbollit mban zi për ndarjen nga jeta të Sven Goran Eriksson në moshën 76-vjeçare. Ish-trajneri, ndër të tjera, i Lazios (me të cilin fitoi titullin në sezonin 1999-2000), Sampdorias dhe Romës kishte njoftuar në fillim të vitit se kishte kancer në pankreas: “Në skenarin më të mirë kam akoma një vit jetë apo edhe më shumë, në rastin më të keq edhe më pak – tha ai – Në realitet askush nuk mund të jetë i sigurt me siguri, më mirë të mos e mendosh”.
Pak ditë më parë mesazhi i fundit: “Shpresoj të më kujtoni si një njeri pozitiv që u përpoqa të bëja gjithçka që ishte e mundur. Të mos ju vijë keq, buzëqeshni. Faleminderit për gjithçka, trajnerë, lojtarë, publiku, ishte fantastike. Kujdesuni për veten tuaj dhe kujdesuni për jetën tuaj dhe jetojeni atë”.
“Pas një sëmundje të gjatë, Sven Goran-Eriksson ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në shtëpi, i rrethuar nga familja e tij”, thuhet në një deklaratë të familjes së trajnerit suedez për mediat britanike.