Numërimi mbrapsht ka nisur. Sonte në në Zvicër do të zhvillohet mbrëmja e boksit “Furia e Shqiponjave”, ku në ring do të ngjiten boksierët më të mirë shqiptarë.
Kampioni i padiskutueshëm i Shqipërisë, Nelson Hysa do të duelojë për titullin “IBO” me kolumbianin Jeison Troncosa.
Boksieri shkodran ka përballë një kundërshtar të pamposhtur, por beson verbërisht te triumfi.
Përveç shkodranit Nelson Hysa, në ring do të ngjiten edhe Alban Bërmeta, Denis Nurja, Mikel Çullhaj dhe Luis Gjolena do ngjiten në ring për të regjistruar fitoret e radhës.
Promotori, Briget Seitaj, fton të gjithë tifozët kuqezi që jetojnë në Zvicër, që të jenë në mbështetje të sportistëve shqiparë.