FSHF publikon njoftimin zyrtar, sot mblidhet Komisioni Verifikimeve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se ditën e sotme, 11 shkurt 2022, ora 15:00, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Verifikimit.

Kjo mbledhje vjen një ditë pas përfundimit të afateve statutore për propozimin e kandidatëve për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Siç është i parashikuar në statutin e FSHF, Komisioni i Verifikimit do kryejë verifikimin e ligjshmërisë së propozimeve si dhe integritetit të kandidatëve.

Në përfundim të mbledhjes, FSHF nëpërmjet një njoftimi për shtyp do t’ju bëj me dije emrat e propozuar si kandidat për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.02.2022 11:50