FSHF nuk ndal punën, nis ndërtimi i dy fushave të reja sportive

Pas firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit mes FSHF-së dhe Bashkisë Prrenjas për ndërtimin e dy fushave të reja sportive, në qytetin e Prrenjasit kanë nisur punimet.

Në këto dy fusha me bar artificial, punimet janë në fazat e para dhe aktualisht po punohet për shtrimin e bazamentit.

Me ndërtimin e këtyre dy fushave, një fushë me përmasa olimpike dhe një mini-fushë, fëmijët e këtij qyteti, që nga sezoni i ri, do të kenë mundësi të stërviten dhe të ndjekin pasionin për futbollin në kushte optimale.

Me përfundimin me sukses të punimeve në të dyja fushat, në qytetin e Prrenjasit do të rikthehet në aktivitet edhe akademia sportive “Domosdova”.


Shtuar 16.06.2025 14:35

Tags: ,