Kombëtarja shqiptare përballet me Serbinë këtë të shtunë në “Air Albania”, në sfidën e tretë të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Ndeshja nis në orën 20:45 dhe pritet me shumë entuziazëm nga tifozët kuqezi në të gjithë vendin.
Megjithatë, tifogrupi i mirënjohur TKZ (Tifozët Kuq e Zi) nuk ka marrë bileta për të ndjekur ndeshjen nga stadiumi.
Në vend të kësaj, ata kanë organizuar një mbështetje masive jashtë stadiumit.
Ndeshja do të shikohet nga një ekran gjigant tek “Lulishte Vëllezërit Frashëri”, përballë Piramidës në Tiranë.
Ja njoftimi i tyre: