FSHF kërkon “kokën” e Izraelit, ja sa është premio në rast të një fitoreje të “kuqezinjve”

Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë në Izrael për tu përballur me skuadrën vendase në sfidën e parafundit të Nations League, takim që do të luhet më 24 shtator duke nisur që nga ora 20:45.

Për kuqezinjtë e vetmja rrugë është fitorja për të shpresuar më pas te vendi i parë në grupin 2 të Ligës B, që do të thotë më shumë shanse për tu kualifikuar më tej.

Për të përforcuar rëndësinë që ka kjo ndeshje për kuqezinjtë, Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së ka vendosur premion rreth 300 mijë eurosh për fitoren e këtij takimi. E thënë ndryshe FSHF kërkon “kokën” e Izraelit.

Një vend i parë në Ligën B të Kombeve do të thotë 50% kualifikimin për në Europianin e vitit 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.

Shtuar 21.09.2022 10:34