Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se së shpejti do të nisë implementimin e sistemit VAR edhe për disa nga ndeshjet e Kategorisë së Parë.
Përfshirja e sistemit VAR edhe në ndeshjet e kësaj kategorie ka qenë një objektiv i hershëm i FSHF-së ndërkohë që ky sistem përdoret në kategorinë “Abissnet Superiore” që prej sezonit 2021-2022.
None found
Sistemi VAR tashmë përdoret rregullisht prej tre sezonesh ashtu si edhe në Kupën e Shqipërisë, duke filluar që nga faza çerekfinale e deri në finalen e madhe.
FSHF është duke bërë përgatitjet e fundit që përfshirja e sistemit VAR të nisë menjëherë në pjesën e dytë të sezonit për disa ndeshje të Kategorinë e Parë.
Vlen të theksohet se sistemi VAR në Kosovë veçse ka filluar të përdoret në disa nga ndeshjet kryesore të Ligës së Parë. /Telegrafi/
Publicisti dhe ish-diplomati, Xhevat Mustafa, ka denoncuar një rast që e konsideron si të dyshimtë dhe potencialisht kërcënues, pasi persona…
Komandanti i Kosharës, Milazim Maraj ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, Arben Sejdiun, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Betejën e…
Gjatë ditës së nesërme do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendi dhe do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve.…
Ylli i Kombëtare së Kosovës, Edon Zhegrova, do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen e sotme të Serie A…
Spiropali: Sikur çoç më ndodhi Ca që s’më njohin po janë të habitur sikur çoç më ndodhi. U duket sikur…
Aktivistët që organizuan protestat pas vrasjes së Arlinda Zekajt kanë vendosur të ndryshojnë formën e reagimit, duke kaluar nga protestat…