Categories: kosovë

Pas protestave, aktivistët paralajmërojnë presion të vazhdueshëm mbi institucionet

Organizatorët e protestave të mbajtura pas vrasjes së Arlinda Zekajt kanë vendosur të ndryshojnë qasjen e tyre, duke u zhvendosur nga demonstratat masive drejt aksioneve konkrete që synojnë zinxhirin e institucioneve përgjegjëse për trajtimin e këtij rasti.

Liridona Sijarina, aktiviste e përfshirë në organizimin e këtyre veprimeve, ka bërë me dije se që nga 7 nëntori metodat e protestës do të marrin një formë tjetër, duke paralajmëruar veprime që do të kenë në objektiv sistemin e drejtësisë, si dhe pushtetin qendror dhe atë lokal.

Të lidhura

None found

Ajo shpjegoi se aksionet e radhës nuk do të kenë një intensitet të lartë, pasi kemi të bëjmë me një proces që pritet të zgjasë në kohë. Aktivisët synojnë ta mbajnë vëmendjen mbi këtë çështje në mënyrë të vijueshme, veçanërisht në momentet kyçe të hetimeve dhe të vendimeve institucionale.

“Në ditët që vijnë do të ketë aksione të veçanta, por që nuk do të jenë me intensitet të lartë, pasi e shohim se ky proces do të jetë i gjatë. Ne do ta përcjellim dhe do të sigurohemi që në pikat kritike të jemi aty, për t’u siguruar që vendimet që merren, sidomos nga hetuesia dhe prokuroria, të jenë të drejta për Arlindën. Gjithashtu, do të sigurohemi që shteti të mos i mbrojë ata që e kanë çuar Arlindën drejt vrasjes”, ka deklaruar Sijarina.

Ajo shtoi se, përveç komunikimit me kryeprokurorin, nuk kanë pasur ndonjë kontakt tjetër me institucionet dhe as zhvillime që sipas saj tregojnë se kërkesat e tyre po trajtohen me seriozitet.

“Përveç kryeprokurorit, nuk kemi pasur komunikim me institucione dhe nuk kemi pasur asnjë zhvillim nga ana e tyre. Përveç punës që po vazhdon Komisioni Hetimor në Parlament, i cili i ka takimet e hapura deri në një pikë dhe që janë të dukshme për publikun, nuk kemi pasur ndonjë komunikim që tregon se ky shtet po i merr seriozisht kërkesat tona. Pavarësisht se suspendimet janë një lëvizje e parë, ne nuk mjaftohemi me aq dhe do t’i qëndrojmë këtij procesi deri në fund. Kjo nuk nënkupton se do të kemi prezencë të përditshme, sepse puna jonë po ristrukturohet në mënyrë që strategjikisht t’i kapë disa momente të rëndësishme politike, por edhe t’i prekë nervat e shtetit, për t’u siguruar që aksionet tona të shkaktojnë një parehati institucionale të tillë, që ne e shohim se duhet ta ketë ky shtet, meqë dështon t’i mbrojë gratë”, u shpreh ajo.

Sijarina theksoi se përveç kërkesave për shkarkimin dhe ndjekjen penale të zinxhirit institucional që, sipas aktivistëve, nuk arriti ta mbrojë Arlindën, ka edhe kërkesa të tjera për të cilat ata kanë vite që angazhohen.

“Ne, si grup i aktivistëve, kemi për qëllim që shteti të mos vazhdojë normalisht dhe pikërisht këtu po përqendrohemi. Protestat kanë qenë të suksesshme për sa i përket mobilizimit. Tashmë puna jonë është të sigurojmë vazhdimësi dhe insistim që kërkesat të përmbushen… Përveç këtyre kërkesave që lidhen me shkarkimin dhe ndjekjen penale të zinxhirit që ka dështuar ta mbrojë Arlindën, ka edhe kërkesa të tjera që kërkojnë më shumë kohë, por për të cilat ne po luftojmë prej vitesh dhe do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën luftë edhe më tej”, ka përfunduar ajo.

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare nga Peja, u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili u arrestua disa ditë pas ngjarjes. Para se të vritej, ajo kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet dhe kishte urdhër mbrojtës aktiv, ndërsa tri ditë para vrasjes i ishte drejtuar kryeprokurores së Pejës për të shprehur shqetësimin për sigurinë e saj. Pas këtij rasti, u suspenduan kryeprokurorja dhe prokurorja e çështjes, si dhe 11 zyrtarë policorë. Vrasja shkaktoi protesta me kërkesa për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale, ndërsa Kuvendi i Kosovës krijoi Komisionin Hetimor Parlamentar për këtë çështje.

të fundit

Spiropali mesazh pas Asamblesë: Sikur çoç më ndodhi, ajo që unë urrej me shpirt janë hajdutët dhe manipulatorët që mbahen për liberalë

Spiropali: Sikur çoç më ndodhi Ca që s’më njohin po janë të habitur sikur çoç më ndodhi. U duket sikur…

5 minutes ago

Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim këngëtaren Xhensila Myrtezaj

Prokuroria e Tiranës, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim këngëtaren Xhensila Kallaku (Myrtezaj), e akuzuar për fshehje të…

10 minutes ago

Uashingtoni propozon garanci sigurie për Ukrainën në modelin e NATO-s, Evropa shpreson për marrëveshje paqeje

Një valë optimizmi ka përfshirë disa kryeqytete evropiane, pasi ekipi negociator i presidentit amerikan Donald Trump ka propozuar garanci kolektive…

20 minutes ago

Bayern Munich në konflikt me Musialan, del në dritë marrëveshja e fshehtë e verës

Bayern Munich po kalon një periudhë të vështirë, ku përveç problemeve të shumta me lëndimet, në qendër të vëmendjes kanë…

21 minutes ago

E ardhmja e Xherdan Shaqirit: qëndrim te Baseli, transferim i fundit apo pensionim? Shtatë pyetjet e hapura

E ardhmja e Xherdan Shaqirit te Baseli është ende e hapur. Kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2027,…

21 minutes ago

Shiroka-Pula në Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, dëshmi e qëndresës sonë shekullore

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke theksuar rëndësinë e Kongresit të Manastirit dhe…

29 minutes ago