Sulmuesi i Real Madridit dhe kombëtares së Frances, Karim Benzema së fundmi ka folur për formën e tij fizike.
Benzema ku luajtur vetëm 11 ndeshje këtë sezon me Real Madridit, për shkak të dëmtimeve që nuk e kanë lënë të qetë.
Sulmuesi nuk ishte prezent edhe në dy ndeshjet e fundit të “galaktikëve”, madje disa zëra thonin se ai po ruan veten e tij për Kupën e Botës, ndërsa të tjera shprehnin dyshime për formën që ai do të ketë në Botëror.
Lojtari kur jemi vetëm pak ditë nga nisja e Botërorit është shprehur se ai do të jetë në formë të mirë fizikisht dhe mendërisht.
“Do të jem në formë të mirë në Kupën e Botës, i përgatitur fizikisht dhe mendërisht, pata një shqetësim të vogël, asgjë serioze. Ka ende kohë deri më 22 nëntor”, ishin fjalët e sulmuesit.
Kujtojmë që Kampionati Botëror fillon më 20 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor./albeu.com