Kushtet e Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecano e mbajnë Francën të frikësuar për ndeshjen e nesërme kundër Marokut që vlen finalja e Kupës së Botës.
Edhe sot të dy nuk u stërvitën pasi munguan në seancën e djeshme për shkak të ftohjes dhe dhimbjes së fytit. Federata franceze e futbollit sqaroi se lojtarët qëndruan në dhomat e tyre përkatëse për të pushuar, por nuk sqaruan nëse do të jenë apo jo të pranishëm në gjysmëfinalen e nesërme.
“L’Equipe” raporton këtë, duke shpjeguar se Ibrahima Konate dhe Youssouf Fofana mund të luajnë në vend të të dyve./h.ll/albeu.com