FOTO/ Mediat ruse “çmenden” pas Cindy Marina, modelja dhe tifozja e Milanit që përfaqësoi Shqipërinë në konkursin Miss Univers 2019

Cindy Marina është një modele shqiptaro-amerikane, ish-volejbolliste dhe transmetuese sportive.

Portali rus sport.ru i ka dedikuar një shkrim të shkurtër shqiptares.

Cindy  ka lindur më 18 korrik 1998 në Çikago në një familje shqiptare.

Marina filloi të luante volejboll në rininë e saj. Ajo luajti për ekipin Forza1, ku nëna e saj (një volejbolliste profesioniste).

Pas shkollës së mesme, Marina iu bashkua ekipit të volejbollit të femrave Duke Blue Devils dhe u emërua në ekipin fillestar të Konferencës së Bregut të Atlantikut (ACC). Në vitin e saj të dytë, vajza u largua nga “Djajtë” dhe filloi të luante për ekipin e volejbollit të grave “USC Trojans”

Në vitin 2015, Sindy iu bashkua ekipit shqiptar të volejbollit për femra.

Dhe në vitin 2018 ajo ndihmoi kombëtaren të fitonte një medalje bronzi.

Ajo u kurorëzua Miss Shqipëria në vitin 2019, duke u bërë gruaja e parë e lindur në Amerikë që fitoi ndonjëherë këtë titull.

Në të njëjtin vit, ajo përfaqësoi Shqipërinë në konkursin Miss Univers.

Në gusht 2021, Marina u bë mikpritëse e ndeshjeve të futbollit të Serisë A të transmetuara në Shqipëri dhe Kosovë.

Ajo është një tifoze e flaktë e Milanit dhe kombëtares italiane. /albeu.com/