FOTO/ Martin Cani nderohet në “Air Albania”, mbahet 1 minutë heshtje para ndeshjes Shqipëri-Ukrainë

Tifozët në “Air Albania” kanë mbajtur një minutë heshtje përpara ndeshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

21 mijë tifozë kanë nderuar 14-vjeçarin Martin Cani që u nda nga jeta të hënën pas një sherri me thika mes bashkëmoshatarëve.

14-vjeçari ishte pjesë e Dinamos U-15 dhe ëndërronte të bëhej futbollist.

Gjithashtu tifozët kuqezinj mbajnë në duar një pankartë me shkrimin “Vrasja s’është pasion, Futobolli po! Pusho në paqe Martin!”


Shtuar 19.11.2024 21:20