FOTO/ “Krisje”, Messi-PSG në prag “divorci”, në Barcelonë “fërkojnë duart”

Mes Leo Messit dhe PSG tashmë ka një krisje totale. Palët janë në prag “divorci”, më saktë shanset për të rinovuar kontratën aktuale janë thuajse zero. “Pleshti” fluturoi dy ditë më parë drejt Arabisë Saudite pa lejen e klubit, në një moment shumë kritik për ekipin, vendim ky që solli pezullimin e tij me dy javë. Ishte drejtori sportiv i klubit, Luis Campos, që telefonoi yllin argjentinas duke e njohur me vendim e klubit.

“Krisje”, është titulli kryesor i L’Equipe këtë të mërkurë. Mediat franceze janë të sigurta se në fund të këtij sezoni, Messi do të largohet nga Parisi. Mes klubeve të interesuara në vendin e parë qëndron Barcelona, shanset që Leo të rikthehet në “Camp Nou” po rriten ndjeshëm kohët e fundit, por fillimisht Messi kërkon garanci. Opsione për të ardhmen janë edhe Arabia Saudite dhe MLS.


Shtuar 3.05.2023 10:57

Tags: ,