Shpërthimi i luftës në Iran dhe bombardimet që po shtrihen në shumë prej vendeve fqinje të tij si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore të Izraelit dhe SHBA, kanë sjellë kaos edhe në Formula 1, vetëm një javë para startit të sezonit në pistën e Melburn në Australi.
Skuadrat kishin dërguar inxhinierët e tyre në Bahrejn për të kryer testimet e gomave gjatë kësaj fundjave, por bombardimet nga Irani drejt këtij shteti kanë bërë që ato të anulohen si masë sigurie dhe inxhinierët e Pirelit, MekLaren dhe Mercedes të cilët kishin radhën e tyre në pistë në këtë fundjavë, të mbylleshin me urgjencë në hotelet përkatëse. Skuadrat po bëhen gati t’i largojnë nga Lindja e Mesme, por aktualisht aeroportet janë të mbyllura.
None found
Situata është po aq kaotike edhe në Katar, Dubai apo Abu Dabi, duke penguar lëvizjen e skuadrave, shumë prej të cilave kanë bazat në atë zonë për testime, apo po planifikonin udhëtimet e tyre tranzit në këto vende.
Mekanikët e Red Bull për shembull, kanë mbetur në Bolonja pasi nuk mund të udhëtonin drejt Dubait ku do të bënin tranzitin për të udhëtuar drejt Australisë. Rreth 2000 persona që merren në mënyrë direkte me ekipet udhëtojnë zakonisht drejt një vendi ku do të zhvillohen garat dhe problemet logjistike të lëvizjes së tyre kanë hedhur dyshime për startin normal të sezonti në fundjavë.
Drejtuesit e Formula 1 kanë bërë të ditur se po monitorojnë situatën duke ndihmuar me logjistikën, por edhe për të pasur një ide më të qartë nëse ekziston siguria për të zhvilluar Çmimin e Madh të Bahrejnit më 12 prill dhe të Arabisë Saudite më 19 prill.
Armend MuslikaEdhe pse është vetëm 17 vjeç, mesfushori shqiptar Armend Muslika mund të ishte opsion për trajnerin Rolando Maran te…
Polemikat pas fitores së “Los Colchoneros” në derbi vazhdojnë, me klubin madrilen që ka reaguar përmes postimeve ironike ndaj rivalit…
Është mbyllur protesta në ditën e 114-të të saj protesta kundër qeverisë. Protestuesit kanë bërë thirrje si çdo mbrëmje “Nesër…
Ka përfunduar protesta e mbajtur sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarë të shumtë kundërshtuan vendimin e Gjykatës Speciale…
Dibra edhe këtë shtator bëhet një nga qendrat e rëndësishme të jetës teatrore shqiptare. Nga 23 deri më 29 shtator…
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka shpjeguar se çfarë parasheh projektligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me Dhomat…