Categories: kosovë

Gruda sqaron projektligjin e PDK-së për Specialen: Apeli në Hagë, Supremja në Kosovë

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka dhënë detaje për projektligjin e propozuar nga kjo parti lidhur me Dhomat e Specializuara.

Të lidhura

None found

Sipas tij, ankesa e ish-krerëve të UÇK-së do të shqyrtohet në Hagë, ndërsa nëse pas përfundimit të apelit vendimi mbetet dënues, çështja do të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Gruda ka deklaruar se procesi aktual i apelit ndaj Thaçit dhe të tjerëve mund të zgjasë një vit e gjysmë, dy vjet ose edhe më gjatë, varësisht nga kohëzgjatja e procedurës. Ai ka shtuar se, në rast të një rigjykimi, çështja sërish do të kthehej në Kosovë.

Ai ka sqaruar se procedura e shkallës së dytë do të zhvillohet në Speciale. Nëse aty konfirmohet një vendim fajësues dhe çështja vazhdon në shkallën supreme, shqyrtimi nuk do të bëhet në Supremen e Hagës, por në Gjykatën Supreme të Kosovës në Prishtinë.

Mbajtja e apelit në Hagë, sipas Grudës, lidhet edhe me pritjet e mbrojtjes për rezultatin e kësaj faze të procesit.

Ai ka thënë se avokatët tashmë e kanë parë aktgjykimin, ndonëse publiku nuk ka qasje në të, dhe se mund të kenë identifikuar shkelje tepër skandaloze, për të cilat besojnë se mund të rrëzohen gjatë apelimit.

Gruda ka përmendur si element tjetër edhe mbikëqyrjen ndërkombëtare, si dhe kontrollin përmes Kuvendit të Kosovës mbi punën e Gjykatës Speciale.

Sipas tij, me hyrjen në fuqi të ligjit do të krijoheshin menjëherë pasoja juridike, duke i dhënë Kuvendit të Kosovës mundësinë të angazhonte kompani ndërkombëtare, universitete të njohura dhe institute për monitorimin e punës së Gjykatës Speciale në shkallën e dytë.

Nëse ligji do të miratohej gjatë zhvillimit të procesit në shkallën e dytë, puna e Apelit do të ndiqej në vazhdimësi nga institute, universitete, organizata dhe trupa të themeluara nga Kuvendi. Gruda ka deklaruar se gjithçka do të ishte transparente, pasi transparenca, sipas tij, do të garantonte edhe drejtësinë.

të fundit

Facing overcrowded prisons, justice hopes in amnesty

Të burgosurit në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të vuajnë dënimet në kushte çnjerëzore. Në mungesë të hapësirave të nevojshme, institucionet…

57 seconds ago

Sali welcomes the start of the Bukojçan-Kërçovă construction rush: Corridor VIII is materializing

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka përshëndetur nisjen e punimeve për autostradën Bukojçan–Kërçovë, duke e cilësuar këtë projekt si një…

1 minute ago

Erl Murati për synimin e Salianjit drejt kreut të PD: Bërthama e partisë i përket Berishës, rruga tjetër është vetëm një!

Analisti Erl Murati, gjatë fjalës së tij në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi pjesëmarrjen e Ervin Salianjit në protestën…

28 minutes ago

Përballë burgjeve të mbushur, drejtësia shpreson te amnistia

Të burgosurit në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të vuajnë dënimet në kushte çnjerëzore. Në mungesë të hapësirave të nevojshme, institucionet…

37 minutes ago

Sali mirëpret nisjen e rrëmujës në Bukojçan-Kërçovë: Korridori VIII po materializohet

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka përshëndetur nisjen e punimeve për autostradën Bukojçan–Kërçovë, duke e cilësuar këtë projekt si një…

37 minutes ago

Bardhi and Balliu Expelled for Two Months – Details Emerge of Water Bottle and Egg Incident in Parliament

Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, deputetë të Partisë Demokratike, nuk do të jenë pjesë e punimeve të Kuvendit për dy…

41 minutes ago