sport

FORMACIONI/ Ndeshja Shqipëri-Finlandë, Rolando Maran bën sërish ndryshime

Pas fitores së pastër 0-3 ndaj San Marinos, Kombëtarja shqiptare ka nisur menjëherë punën për sfidën e radhës në ndaj Finlandës. Kuqezinjtë kanë zhvilluar dje një seancë stërvitore në stadiumin “Dino Manuzzi” të Çezenës, duke e ndarë programin në bazë të minutave që lojtarët patën në ndeshjen e fundit.

Futbollistët që ishin titullarë apo patën një aktivizim të gjatë ndaj San Marinos iu nënshtruan një pune të orientuar drejt rikuperimit, me qëllim që të shmangnin lodhjen dhe të rikuperonin energjitë pas sfi dës.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës zhvilloi një seancë më të plotë, ku programi përfshiu përgatitje fizike, ushtrime tekniko-taktike, si dhe punë të dedikuar me skema dhe situata të ndryshme që mund të shfaqen gjatë ndeshjes.

Një lajm pozitiv për stafin teknik ishte rikthimi i Klisman Cake në stërvitje. Mbrojtësi është rikuperuar në kohë dhe tashmë është në dispozicion për sfidën e ardhshme të Kombëtares.

Kuqezinjtë do të kenë edhe një seancë të fundit në Itali. Stërvitja është programuar për sot në orën 11:00, sërish në stadiumin “Dino Manuzzi”.

Pas përfundimit të saj, skuadra do të udhëtojë drejt Finlandës, ku do të vijojë përgatitjet në prag të përballjes së radhës. Shqipëria do të përballet me Finlandën të shtunën, më 3 tetor, në orën 15:00, në një sfi dë të vlefshme për Ligën e Kombeve.

FORMACIONI I MUNDSHËM- Skuadra do të zhvillojë edhe dy seanca stërvitore para ndeshjes dhe natyrisht është shumë herët për të folur për formacionin, por e sigurt është që disa titullarë të San Marinos, do të jenë në stol në ndeshjen e radhës. Me shumë gjasa, trajneri Rolando Maran, do t’i rikthehet edhe njëherë formacionit që mori pikët e para në Ligën e Kombeve dhe gjithçka mund të nisë që nga porta.

I vetmi lojtar që ka konfirmuar formën e tij dhe që mund të luajë titullar edhe në ndeshjen e Helsinkit e cila mund të jetë më e rëndësishmja për kuqezinjtë.

Megjithatë, Maran do të vendosë në fund nëse do të jetë Sherri apo Berisha. Sa i përket mbrojtjes, Hysaj do të rikthehet titullar në vend të Sinës ndërkohë që në qendër të mbrojtjes konfirmohet edhe një herë dyshja me Gjimshitin dhe Ismajlin.

Në të majtë, megjithëse luajti titullar me San Marinon, Mitaj mund të ulet në stol dhe vendin e tij pritet që ta zërë sërish Pilo.

 

 

Në mesfushë pritet të rikthehet Ramadani titullar së bashku me Asllanin e konfirmuar, teksa në repartin më të avancuar, do të ketë ndryshime.

Në të majtë, do të jetë sërish Arbër Hoxha ndërkohë që nga e djathta, Seferi mund të ulet në stol për t’i lënë vendin Myrto Uzunit, i cili ndaj San Marinos bëri një paraqitje relativisht të mirë. Sulmues në këtë takim, do të jetë sërish Rei Manaj, i cili do të ndihmohet pas tij nga Ernest Muçi i cili tashmë konfirmohet si titullar te kuqezinjtë.

të fundit

VIDEO/ Seferi shënon një EUROGOL, por Kayserispor shpëton vetëm me barazim në sekondat e fundit

Taulant Seferi Taulant Seferi rezultoi vendimtar në pikën e çmuar që Kayserispor mori përballë Keciorengucu, takim i vlefshëm për javën…

35 seconds ago

Plumb gome në shpinë të deputetit të PD-së, Eugen Beçi: Policia gjeti “delen e zezë” për të mbrojtur zinxhirin komandues

Ish-prokurori Eugen Beçi ka reaguar ashpër pas goditjes me plumb gome të deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, gjatë protestës…

2 minutes ago

Shaqiri kritikon rolin te Baseli: Nuk jam këtu për të qëndruar në stol

Xherdan Shaqiri ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij me situatën në të cilën po gjendet te Baseli, pasi u la…

12 minutes ago

Enis Rexhepi shkëlqen sërish, realizon penallti spektakolare në stilin “Panenka

Sulmuesi Enis Rexhepi po e dëshmon se do të jetë një kandidat serioz për të marrë ftesë nga Kosova edhe…

19 minutes ago

Trendafilov: Shporta minimale sindikale u rrit me 5.300 denarë brenda një viti

5300 denarë është rritur shporta minimale sindikale për një vit, kryesisht nga dhjetori I vitit të kaluar deri më tani…

27 minutes ago

Xhamia e Larme në Tetovë, një hap më afër UNESCO-s – nis procedura për listën tentative

Xhamia e Larme në Tetovë ka nisur procesin për t’u përfshirë në Listën Tentative të UNESCO-s, si hap i parë…

27 minutes ago