Serie A e mbylli javën e 27-të mbrëmë (e hënë), ndërsa Interi vazhdoi dominimin fantastik duke fituar 2-1 përballë Genoas.
Nerazzurët thelluan diferencën ndaj Juventusit që është në vendin e dytë në 15 pikë, ndërsa kanë vënë njërën dorë mbi titull.
Goal.com ka publikuar formacionin e javës në elitën e futbollit italian, derisa aty gjenden edhe dy lojtarë shqiptarë.
Amir Rrahmani dhe Kristjan Asllani janë pjesë e 11-shes me plotë yje që performuan në nivelin e lartë në këtë xhiro.
Reprezentuesi i Kosovës kishte punë me lojtarët e Juventusit, ndonëse u zëvendësua në pjesën e dytë shkaku i lëndimit, ai pati paraqitje brilante, duke arritur të mposhtin Zonjën e Vjetër me rezultat 2-1.
Në anën tjetër, Asllani ishte vendimtar për tri pikët e reja të Interit, duke shënuan golin e parë të ndeshjes në minutën e 30-të.
Më poshtë mund të shikoni formacionin e plotë të javës së 27-të në Serie A. /Telegrafi/