Formacionet zyrtare, Sllovaki – Rumani

Sllovakia dhe Rumania do të përballen në ndeshjen e fundit të grupeve në kuadër të grupit E, ku barazimi i dërgon tutje të dy skuadrat.

Dy ekipet kanë nga një fitore dhe një humbje deri më tani në Euro 2024, me rumunët që mposhtën bindshëm Ukrainën, ndërsa sllovakët shkaktuan befasinë më të madhe, duke mposhtur belgët.

Kjo ndeshje është diskutuar shumë në ditët e fundit, pasi që barazimi do të bënte që të dy ekipet të avanconin, duke ia lënë në dorë fatin e grupit ndeshjes mes Ukrainës dhe Belgjikës.

Ndeshja fillon në ora 18:00 dhe zhvillohet në Frankfurt.

Formacionet zyrtare:

Sllovaki: Dubravka, Pekarik, Vavro, Skriniar, Hancko, Kucka, Lobotka, Duda, Schranz, Strelec, Haraslin.

Rumani: Nita, Bancu, Burca, Dragusin, Ratiu, M. Marin, R. Marin, Hagi, Coman, Stanciu, Dragus


Shtuar 26.06.2024 17:08

Tags: