Formacionet zyrtare, Portugali – Spanjë

Portugalia dhe Spanja do të takohen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të finales së Ligës së Kombeve.

Për të arritur kualifikimin në finale, portugezët triumfuan në gjysmëfinale ndaj Gjermanisë me rezultat 2-1, teksa Spanja mposhti Francën në një triller të vërtetë me rezultat 5-4.

Herën e fundit kur këto dy kombëtare u takuan ishte pikërisht në kuadër të Ligës së Kombeve, me Spanjën që kishte triumfuar minimalisht 1-0 falë një goli nga Alvaro Morata.

Portugalia të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo kanë në përbërjen startuese emra si Vitinha, Bruno Fernandes, Bernardo Silva.

Tek Spanja nga minuta e parë e nis Mikel Oyarzabal i cili do të ndihmohet nga Nico Ëilliams, Pedri dhe Lamine Yamal.

Formacionet zyrtare:

Portugalia: Diogo Costa, Mendes, Inacio, Dias, Neves, Vitinha, Bruno Fernandes, Silva, Conceicao, Ronaldo, Neto

Spanja: Unai Simon, Cucurella, Huijsen, Le Normand, Mingueza, Fabian, Zubimendi, Nico Ëilliams, Pedri, Lamine Yamal, Oyarzabal.


Shtuar 8.06.2025 19:50