Formacionet zyrtare, Norvegji – Kosovë: Foda me disa ndryshime, norvegjezët me dy yjet kryesorë

Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj ndeshjen e parë dhe të vetme miqësore gjatë muajit qershor ditën e sotme.

Dardanët do të përballen me Norvegjinë me fillim nga ora 19:00, në stadiumin “Ullevaal” në Oslo.

E për këtë takim përzgjedhësi Franco Foda ka bërë disa ndryshime në formacionin titullar.

Në portë do të jetë Visar Bekaj , ndërsa mbrojtja përbëhet nga Mërgim Vojvoda, Fidan Aliti, Amir Rrahmani, Leart Paqarada.

Mesfusha i është besuar Lindon Emërllahut, Valon Berishës dhe Blendi Idrizit. Në sum do të jenë emra si Edon Zhegrova, Vedat Muriqi dhe Elbasan Rashani

Norvegjia vendase do të luajë me yje si Martin Odegaard dhe Erling Haaland.

Norvegjia: Nyland, Ajet, Olsen, Ostigard, Wolfe, Berge, Thorstvendt, Odegaard, Larsen, Bobb, Haaland.

Kosova: Bekaj, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paraqrada, Idrizi, Emërllahu, V. Berisha, Zhegrova, Muriqi, Rashani.


Shtuar 5.06.2024 18:10