Do të startojë në orën 12:30, në stadiumin “San Siro”, sfida Milan-Sampdoria, e vlefshme për javën e 25-të në Serinë A italiane.
Kuqezinjtë janë të “dënuar” për të fituar teksa duan të përfitojnë nga ndalesa e pasdites së djeshme mes Napolit dhe Interit për të kaluar në krye të klasifikimit.
Stefano Pioli ka bërë disa ndryshime në formacion ku nga minuta e parë aktivizohen, Florenci, Tomori dhe Zhunior Mesias.
FORMACIONET ZYRTARE
MILAN – (4-2-3-1): Menjo; Florenci, Tomori, Romanjoli, Kalabria; Tonali, Benaser; Mesias, Brahim Diaz, Leao; Zhiru.
SAMPDORIA – (4-4-1-1): Falkone; Berezinski, Manjani, Kolej, Murru; Konti, Rinkon, Torsbi, Kandreva; Sensi; Kaputo. Xhampaolo.