Formacionet zyrtare Japoni-Spanjë: “Ninxhat blu” do tentojnë mrekullinë ndaj Spanjës

Japonia do të ndeshet ndaj Spanjës në orën 20:00, një ndeshje e vlefshme për grupin E e cila është e fundit për këtë fazë.

Spanja futet në fushë sot si pretendente për të qenë e para në grup, por duhet të ketë kujdes nga Japonia e mrekullive, e cila mposhti edhe Gjermaninë.

Aktualisht, Spanja renditet e para në grup me 4 pikë, Japonia e dyta me 3, Kosta Rika e treta po me 3 pikë dhe Gjermania në vendin e fundit me 1 pikë. Pra, praktikisht ky grup është ende i hapur, dhe do të zbulohet në fund të sfidës se cila do të ndeshet me Marokun dhe Kroacinë./ h.ll/albeu.com

Formacionet zyrtare


Shtuar 1.12.2022 18:49