Dortmundi dhe Atletico Madridi do të zhvillojnë ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 2-1 në të mirë të skuadrës spanjolle, ndërsa sonte nga ora 21:00 në Signal Iduna Park do të vendoset se kush kalon në gjysëmfinale.
Dortmundi ka përparësi në këtë ndeshje që luan para mbështetësve të tyre, por që duhet ta përmbysin rezultatin.
Në anën tjetër, Diego Simone do të kërkojë nga lojtarët e tij që të japin më të mirën edhe për këtë ndeshje.
Formacionet zyrtare:
Borussia Dortmund: Kobel, Schlotterbeck, Sancho, Fullkrug, Hummels, Brandt, Sabitzer, Maatsen, Emre Can, Ryerson, Adeyemi.
Atletico Madrid: Oblak, Molina, Witsel, Gimenez, Hermoso, Azpilicueta, Marcos Llorente, Koke, De Paul, Griezmann, Morata.