Mbrojtësi i Chelseat, Wesley Fofana, ka treguar se përballja me Real Madridin në Ligën e Kampionëve më 2023 i la një kujtim të rëndë. Ai pranoi se paraqitja e Karim Benzemas e kishte “traumatizuar”.
Dy skuadrat u ndeshën në çerekfinalet e sezonit 2022/23 dhe Reali kaloi më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-0. Madrilenët fituan të dyja sfidat 2-0, ndërsa Benzema shënoi golin e parë të përballjes.
None found
Duke kujtuar atë seri ndeshjesh, Fofana përmendi vështirësitë që i shkaktuan sulmuesit madrilenë, veçanërisht Benzema, Vinicius Junior dhe Rodrygo.
“Benzema më ka traumatizuar. Ai na eliminoi pothuajse i vetëm. Ai dhe Viniciusi, ishte diçka e çmendur. Rodrygo erdhi vetëm për ta përfunduar punën, sepse unë nuk jam i motivuar nga golat”, tha Fofana në emisionin në YouTube, Zack, sipas Foot Mercato.
“Po të flasim për futbollin, Viniciusi dhe Benzema ishin të papërballueshëm për ne. Ishte e pabesueshme. Luajtëm kundër Modricit dhe ata kishin një ekip ëndrrash”.
Tashmë 25-vjeçari kërkon të rikthejë formën e tij më të mirë te Chelsea, pas disa sezoneve të vështira për shkak të lëndimeve të përsëritura.
Fofana ka treguar se problemet fizike e kishin çuar deri në mendimin për t’u tërhequr nga futbolli, pasi nuk po arrinte të rikthehej në fushë.
Pas rikuperimit nga dëmtimi i ligamentit (ACL) dhe ai i meniskut, mbrojtësi francez pësoi edhe dy lëndime muskulore në kofshë, gjatë kohës kur skuadrën e drejtonte Enzo Maresca.
“Pasi u ktheva nga lëndimet e ACL-së dhe meniskut, e dëmtova kofshën dy herë nën drejtimin e Marescas. Ishte një periudhë kur doja ta lija futbollin”.
“U takova me agjentët e mi dhe u thashë: ‘Kaq ishte, po e lë futbollin’. Pastaj ata nisën të më flisnin për kontratën dhe gjithçka tjetër”.
“Më thanë se ishte e thjeshtë: kisha ende shumë vite në kontratë dhe shumë para për të fituar. Edhe po të vendosja ta lija futbollin, duhej të paraqitesha çdo ditë, të buzëqeshja dhe të qëndroja pranë ekipit, edhe kur isha i lënduar. Duhej ta përfundoja kontratën”, përfundoi Fofana.
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit për shpalljen të pafajshëm të këngëtarit Luiz Ejlli, në lidhje…
Shqetësimi për kërcënimin rus ndaj sigurisë së Evropës po rritet, ndërsa Bashkimi Evropian dhe NATO po shqyrtojnë mundësi të reja…
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kundërshtuar mënyrën se si po trajtohet pakoja e pesë ligjeve që lidhen me reformën…
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka evidentuar 51 raste me parregullsi tatimore gjatë rreth 60 vizitave dhe inspektimeve në terren…
Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e dënimit për Festim Bexhdilin, i dënuar për zhdukjen e kufomës së Jan Prengës,…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar,…