Marco Asensio e filloi sezonin 2022/2023 si zëvendësues për Real Madridin. Në ndeshjet kundër Eintracht-it dhe Almerias, mesfushori ka qëndruar 90 minuta në stol, ndërsa në ndeshjen kundër Celta-s rreth dhjetë minuta në fushë.
Sipas El Confidencial, pozicioni i Marco Asensio është i lidhur me vendimin e Florentino Perez. Presidenti i Real Madridit dyshohet se i ka kërkuar Carlo Ancelottit që të mos e vendosë Asension në skuadër. Kjo për faktin se lojtari refuzoi ofertën e klubit për vazhdimin e kontratës.
Kontrata aktuale e punës lidh Marco Asensio dhe Real Madrid deri në fund të qershorit 2023. Nëse mesfushori nuk luan mjaftueshëm, atëherë do ta ketë më të vështirë të gjejë një klub të nivelit të mirë. /albeu.com/