sport

Messi sugjerohet si pasues i Xavit te Barcelona

Me Xavi Hernandezin që ka njoftuar se do të largohet nga posti i trajnerit të Barcelonës në fund të sezonit, tashmë ka pasur shumë spekulime se kush do të jetë pasuesi i tij në Camp Nou.

Të tillë si Hansi Flick, Imanol Alguacil dhe Thiago Motta janë lidhur të gjithë me këtë pozicion, megjithëse për momentin, nuk ka gjasa të ketë shumë lëvizje pasi Barcelona synon të marrë kohën e saj për të zgjedhur kandidatin perfekt.

Të lidhura

None found

Megjithatë, kjo nuk i ka penguar ekspertët të zgjedhin të preferuarat e tyre për këtë punë.

Ish-lojtari, tani analisti Danny Murphy sigurisht që ka sugjerimin më befasues, pasi ai beson se Lionel Messi duhet të kthehet në klub në verë për t’u bërë menaxheri i tyre i ardhshëm.

“Unë do t’ia jepja Messit, tifozët janë në përkrahje menjëherë. Çdo gjë që ai prek kthehet në ar. Ai u vendos në këtë tokë për të bërë gjëra të mahnitshme. Nuk do të ndalet në menaxhim”, ka thënë Murprhy për TalkSPORT.

Është shumë e sigurt të thuhet se Messi nuk do të jetë një kandidat për të pasuar Xavin pasi ai pothuajse me siguri do të qëndrojë në Inter Miami për të paktën dy sezonet e ardhshme.

Megjithatë, nëse argjentinasi bëhet menaxher pas fundit të karrierës së tij, nuk ka dyshim se ai mund të përfundojë si trajner i Barcelonës një ditë. /Telegrafi/

të fundit

Lavrov paralajmëron se lufta në Ukrainë mund të përshkallëzohet dhe kritikon synimet e Evropës për negociatat

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi të martën se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë dhe se ekziston mundësia…

8 minutes ago

Reis në formë të përkryer te Trabzonspor, Muçi bëhet lojtari vendimtar i trajnerit

Thomas Reis dhe Ernest Muci 6 fitore nga 6 ndeshje [...]Read More...

9 minutes ago

Papa Leone XIV: Luftërat nuk justifikohen në emër të Zotit, paqja është e shenjtë

Papa Leone XIV bën thirrje për paqe, dialog dhe refuzimin e çdo justifikimi fetar për luftën. Në një videomesazh drejtuar…

9 minutes ago

Berisha kundërshton Paketën Fiskale: Rritja e taksave rrezikon falimentimin e mijëra bizneseve

Sali Berisha kritikoi paketën e re fiskale, duke akuzuar Edi Ramën se me shtimin e taksave po u shpall luftë…

12 minutes ago

Bardhi: Konsultimet për zgjedhjet vendore janë një teatër politik

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj ftesës së Presidentit Bajram Begaj për konsultime lidhur…

13 minutes ago

Ambasada gjermane pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Siguria e grave në rrezik duhet të jetë përparësi

Ambasada gjermane në Prishtinë tha se janë “thellësisht të pikëlluar” për vrasjen tragjike të Arlindaj Zekajt në Vitomiricë të Pejës.…

20 minutes ago