Juventusi e mposhti Pizën me rezultatin 2-0. Loja ndryshoi pas aktivizimit të Edon Zhegrovës në pjesën e dytë.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës pati ndikimin e tij te goli i avantazhit. Për këtë edhe trajneri Spaleti foli pas ndeshjes duke i dhënë merita.
“Në pjesën e dytë, kishim më shumë cilësi, ishim më krijues, Zhegrova dhe Dejvid bënë mirë, duke na dhënë më shumë cilësi në metrat e fundit. Arritëm të shënonim dhe në atë moment të lojës ndjeva se ishte e merituar, pasi po krijonim hapësira në zonë.
Zhegrova kishte grip dhe tri ditë me temperaturë të lartë, prandaj kisha dyshime nëse mund të përballonte 35 minuta. Por duhej ta rrezikonim, sepse po kishim vështirësi në krijimin e atyre hapësirave, dhe ai, siç e pamë, është dikush me ‘fitilin e ndezur’, di të kalojë kundërshtarët dhe të bëjë zgjedhjet e duhura”, u shpreh Spaleti.
