Fitore komode e PSG-së ndaj Metz, vazhdon si lider në Ligue 1

Paris Saint-Germain ka fituar 3-1 ndaj Metz në kuadër të javës së 17-të në Ligue 1.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, edhe pse dy ekipet patën shanse të mira shënimi.

Por, 45 minutat e dytë ishin me pamje krejtësisht tjetër, pasi u realizuan tri gola.

Në minutën e 49-të, Le Kan-In asistoi te Vitinha që realizoi për 1-0.

Për golin e dytë te PSG u përkujdes Kylian Mbappe, ndërsa Vitinha ishte në rolin e asistuesit.

Në minutën e 72-të, Matthieu Udol e ngushtoi epërsinë e parisienëve në 2-1, por kaq ishte potenciali i mysafirëve.

Mbappe vulosi fitoren e PSG-së në minutën e 83-të, duke realizuar për 3-1.

PSG vazhdon të jetë lider në Ligue 1 me 40 pikë, ndërsa në xhiron e 18-të do të përballet me Lens. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore


Shtuar 20.12.2023 22:58

Tags: ,