Me fitoren 4-1 përballë Luftëtarit në Vlorë ,Flamurtari ngjitet në kategorinë e parë pas vetëm një sezoni në kategorinë e dytë. Vlonjatët kanë fituar bindshëm ndaj Luftëtarit ndërsa kanë mbyllur pjesën e parë në shifrat 2-0 me gola të Bicaj dhe Olivera.
Ne pjesën e dytë Luftëtari ngushton fillimisht shifrat në 2-1 pas një penalltie të fituar por vlonjatët rikthehen sërish drejt thellimit të avantazhit. Celhaka dhe Diamanti shënojnë edhe dy gola të tjerë duke mbyllur gjithçka me fitoren 4-1.
Tashmë vlonjatët janë 8 pikë larg vendit të dytë kur duhen edhe dy ndeshje, ndërsa edhe matematikisht sigurojnë ngjitjen më lart në kategorinë e parë. Pas ndeshjes traineri Dritan Resuli ka theksuar se ishte nje sezon në terrene të vështira por grupi i futbollistëve bëri që ekipi tashmë të jetë një kategori më sipër, ndërsa do të niset të mendohet që tani për sezonin tjetër./ h.ll/albeu.com