Në një seri që tashmë ka arritur në 20 ndeshje, Real Madrid ende nuk ka humbur asnjë pikë këtë sezon në La Liga kur ka shënuar i pari, pasi mposhti Elçen me rezultatin 4-1 në “Santiago Bernabeu”, duke u afruar në vetëm një pikë me rivalët për titull dhe kryesuesit e kampionatit Barcelona.aaasss
Të motivuar nga fitorja 3-0 ndaj Mançester Sitit në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të Champions League në mesjavë, madrilenët dominuan edhe pjesën e parë, ndërsa Elçe arriti të regjistrojë vetëm një goditje të pasaktë drejt portës, teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 2 me 0 falë golave të Rudiger dhe Valverde. Në pjesën e dytë skaudra e Arbeloas shënoi edhe 2 gola të tjera, teksa autogoli i Moran shërbeu si gol nderi për miqtë.
Me këtë fitore, “Los Blancos” shmangën humbjen e pikëve në dy ndeshje radhazi në shtëpi në kampionat, diçka që nuk kishte ndodhur që nga tetori i vitit 2021. Tani vëmendja kalon te Barcelona, e cila pret nesër Sevijan.
Ndërkohë, Elçe vazhdon të qëndrojë rrezikshëm pranë zonës së rënies nga kategoria, pasi kjo ishte ndeshja e 11-të radhazi në La Liga pa fitore (4 barazime, 7 humbje).

