Firmino, opsion i vertetë për sulmin e Barcelonës

Ditët e Roberto Firminos te Liverpool po i afrohen fundit dhe Jurgen Klopp e kupton se është koha për të liruar brazilianin. Kjo situatë e ka vënë në gatishmëri Barcelonën, duke menduar të përforcojë linjën e saj të sulmit.

Me ardhjen e Diogo Jota në skuadrën e Anfield-it, 30-vjeçari brazilian wshtw zhvendosur nga treshja e famshme me Mane dhe Salah.

Në këtë moment ka interes nga Barcelona dhe do të kishte qenë vetë Liverpooli që do t’i dërgonte ofertën e sulmuesit. Kostoja e operacionit do të ishte rreth 20 milionë euro, një shifër e përballueshme për entitetin e Laportës, e cila do të shtonte një gamë garancish. r.t/albeu.com


Shtuar 18.01.2022 13:53