Finalja e Kupës: Përcaktohet ku dhe kur do luhet Laçi-Vllaznia

Laçi-Vllaznia është përballja e fundit që mbyll sezonin futbollistik në Shqipëri. Dy skuadrat veriore do të përballen mes tyre në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Përballja është programuar të zhvillohet në datën 31 maj në “Air Albania”, duke nisur prej orës 19:00.

Bardhezinjtë e Shpëtim Duros e mbyllën kampionatin si nënkampionë dhe do të tentojnë të fitojnë Kupën për herë të tretë në histori.

Përballë kuqeblutë e Vllaznisë, shtatë herë fitues të Kupës, dhe Mirel Josa, i cili deri më 5 prill drejtonte kurbinasit.

Skuadra shkodrane e mbylli kampionatin në vend të pestë dhe mënyra e vetme për t’u kualifikuar në Conference League është fitorja e finales.


Shtuar 27.05.2022 12:36