Finalja e Conference League, ultarsit e Fiorentinës dhe ata të West Ham përplasen dhunshëm në Pragë

Finalja e Ligës së Konferencës është përfshirë përsëri nga përplasjet e dhunshëm mes tifozerive në rrugët e qytetit ku luhet ndeshja.

Nëse një vit më parë kishte dhunë në Tiranë nga mbështetësit e skuadrës së Romës, këtë vit janë tifozët e Fiorentinës ata që po shkaktojnë kaos në rrugët e Pragës para duelit me West Hem.

Në pamjet që qarkullojnë në rrjete sociale, shihen ultrasit e Fiorentinës, një pjesë e madhe e të cilëve të mbuluar me kapuçë, të cilët sulmojnë ultrasit e West Hem nëpër lokalet e qytetit me karrike apo shishe qelqi.

Një situatë aspak normale dhe që ka mobilizuar policinë çeke, e cila ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, pak orë para fillimit të ndeshjes mes dy skuadrave.


Shtuar 7.06.2023 19:03