Fillojnë teoritë konspirative, tifozët pretendojnë se shorti i Champions Ligës është ‘kurdisur’

Tifozët e futbollit janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve ishte i ‘kurdisur’ pas ndeshjeve të suksesshme që u zgjodhën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve, Manchester City u shortua me Real Madridin, ndërsa Arsenali me Bayern Munichun.

Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve hodhi gjithashtu Paris Saint-Germain kundër Barcelonës dhe Atletico Madrid kundër Borussia Dortmund.

Shorti u përcaktua gjithashtu në gjysmëfinale, pasi fituesi i ndeshjes Arsenal-Bayern do të përballet me fituesin e Real-Man City, ndërsa Atletico-Dortmund do të ndeshen mes fituesin e PSG-Barça.

Por, shorti është vënë nën kritika nga fansat e zemëruar në rrjetet sociale teksa i kanë bërë të qarta ndjenjat e tyre.

Ata mendojnë se ishte ‘kurdisur’ pasi katër favoritët janë në njërën anë, me tifozët e Arsenalit dhe Cityt që ankohen për shortin e tyre përkatës.

“Kjo është e manipuluar fjalë për fjalë se si janë të gjithë favoritët përsëri në të njëjtën anë”, shkroi një përdorues në platformën X.

“Sillni Bayern Munich! Por nuk mund të më thoni se Liga e Lampionëve nuk është e manipuluar? Madrid vs City??? Loool”, shkroi një tjetër përdorues.

“Unë thjesht e dija se do të binim me Bayernin, shorti i Ligës së Kampionëve është i manipuluar”, shkroi një tifoz i Arsenalit.

“Arsenal, Bayern, City Madrid… ejani rregulloni atë në një mënyrë më pak të dukshme” dhe “Të manipuluar kundër Arsenalit lol”, ishin disa nga komentet tjera.

Ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen muajin e ardhshëm, me ndeshjet e para më 8 dhe 9 prill, ndërsa ato të kthimit më 16 dhe 17 prill.


Shtuar 15.03.2024 14:14