FIFA teston teknologjinë më të re, do të shikohen skeletet e lojtarëve

FIFA ka testuar teknologjinë e ndjeshmërisë së gjymtyrëve gjatë Kupës Arabe 2021.

Testet kryera tregojnë se të dhënat mund të ofrojnë njohuri novatore dhe mundësi të reja për trajnerin, stafin mjekësor dhe tifozët gjithashtu.

Kjo teknologji mundëson paraqitje vizuale 3D të skeletëve të lojtarëve në kohë reale. Kjo do të ndihmojë në shkallët e dëmtimit  dhe u testua gjatë Kupës Arabe në Doha.

Kjo teknologji aplikohet nga një sistem kamerash të montuara nën çatinë e stadiumit, i cili kap të gjitha lëvizjet e lojtarëve dhe topit.

Ky sistem do të ofrojë 29 pika të dhënash për lojtar, e cila do të ofrojë dhe skeletin e lojtarit. Kjo pamje do të paraqitet në ekran vetëm pak sekonda pas regjistrimit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.01.2022 21:13