Categories: sport

FIFA sqaron pse iu anulua goli Kroacisë dhe çfarë parashikojnë rregullat për prekjen e topit me flokë

FIFA ka dhënë sqarime për vendimin e arbitrit Espen Eskas, pasi Kroacisë iu anulua një gol në minutat e fundit të përballjes me Portugalinë. Në deklaratën zyrtare, u bë e ditur se teknologjia Connected Ball, e integruar brenda topit, evidentoi një prekje nga Igor Matanovic, duke i mundësuar gjyqtarit të akordonte saktë pozicionin jashtë loje dhe të mos e pranonte golin e Joko Gvardiol.

Të lidhura

None found

Aksioni nisi me një krosim nga e majta drejt zonës së penalltisë së Portugalisë. Në momentin e topit në ajër, Igor Matanovic po hidhej për ta luajtur, ndërsa menjëherë pas tij ndodhej Mario Pasalic, i cili ishte në pozicion jashtë loje.

Në pamje të parë, topi dukej se kishte kaluar mbi kokën e Matanovic. Më pas ai u devijua nga mbrojtësi portugez Renato Veiga dhe shkoi te Pasalic, i cili e pasoi në shtyllën e kundërt, aty ku Gvardiol e dërgoi në rrjetë.

Shpjegimi dhe teknologjia e FIFA-s

Sipas FIFA-s, sensorët e vendosur në top regjistruan kontaktin në çastin kur Matanovic kërceu, dhe kjo ishte e mjaftueshme që arbitri të sinjalizonte pozicion jashtë loje dhe të anulonte golin.

Nëse do të ishte vërtetuar se sulmuesi kroat nuk e kishte prekur topin, atëherë nuk do të ekzistonte pozicioni jashtë loje dhe goli do të quhej i rregullt. FIFA theksoi se teknologjia e konfirmoi këtë prekje.

“Sipas të dhënave nga teknologjia Connected Ball e vendosur brenda topit, u provua se lojtari i kombëtares kroate me numër 20, Igor Matanovic, bëri kontakt me topin në aksionin që i parapriu golit kundër Portugalisë. Kjo i lejoi gjyqtarit të vendoste saktë për pozicion jashtë loje dhe të anulonte golin”, thuhet në shpjegimin e FIFA-s.

Rregulli i kontaktit me flokët

Polemikat janë shtuar edhe nga pretendimi se arbitri i ka thënë Matanovicit se çipi kishte regjistruar një kontakt mes topit dhe flokëve të tij. Kjo ka ngritur diskutime mbi mënyrën se si rregullorja e FIFA-s i trajton raste të tilla. Në faqen zyrtare të FIFA-s jepet ky shpjegim:

“Flokët konsiderohen pjesë e trupit vetëm nëse ndikojnë në lëvizjen ose trajektoren e topit. Kjo ndoshta është vetëm në rastet e kontaktit të konsiderueshëm me një sasi të madhe flokësh, siç është një topuz në majë të kokës”, thuhet në sqarimin e FIFA-s. //

të fundit

Former diplomat Xhevat Mustafa raises suspicions of threat after mysterious signs on apartment door

Publicisti dhe ish-diplomati, Xhevat Mustafa, ka denoncuar një rast që e konsideron si të dyshimtë dhe potencialisht kërcënues, pasi persona…

14 seconds ago

16 years since the murder of Arben Sejdiu, Maraj: perpetrators and orderers still unknown

Komandanti i Kosharës, Milazim Maraj ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, Arben Sejdiun, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Betejën e…

32 seconds ago

Tomorrow the Assembly Presidency and three parliamentary committees convene

Gjatë ditës së nesërme do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendi dhe do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve.…

47 seconds ago

Edon Zhegrova titullar për Juventusin ndaj Venezias

Ylli i Kombëtare së Kosovës, Edon Zhegrova, do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen e sotme të Serie A…

4 minutes ago

Spiropali mesazh pas Asamblesë: Sikur çoç më ndodhi, ajo që unë urrej me shpirt janë hajdutët dhe manipulatorët që mbahen për liberalë

Spiropali: Sikur çoç më ndodhi Ca që s’më njohin po janë të habitur sikur çoç më ndodhi. U duket sikur…

11 minutes ago

Pas protestave, aktivistët paralajmërojnë presion të vazhdueshëm mbi institucionet

Aktivistët që organizuan protestat pas vrasjes së Arlinda Zekajt kanë vendosur të ndryshojnë formën e reagimit, duke kaluar nga protestat…

13 minutes ago