Categories: sport

E pazakontë: FIFA sqaroi me prova pse iu anulua Kroacisë goli, sensori evidentoi prekjen minimale

Debati më i madh pas fitores dramatike 2-1 të Portugalisë ndaj Kroacisë në fazën e 1/16-tës së Kupës së Botës është përqendruar te goli i barazimit që iu anulua Flames në minutat shtesë.

Takimi i zhvilluar në Toronto, ku për Kroacinë realizoi Ivan Perisic ndërsa për Portugalinë shënuan Cristiano Ronaldo dhe Goncalo Ramos, po shkonte drejt vazhdimeve, derisa në fundin e kohës shtesë Josko Gvardiol dërgoi topin në rrjetë.

Të lidhura

None found

Por festa e kroatëve zgjati shumë pak, pasi aksioni u ndal për pozicion jashtë loje. Si pasojë, Portugalia siguroi kalimin në fazën e 1/6-tës, ku do të përballet me Spanjën, ndërsa FIFA reagoi menjëherë për të shpjeguar vendimin dhe për të larguar çdo paqartësi.

Pas përmbysjes së rezultatit nga Ramos në minutën e 94-të, Kroacia hodhi gjithçka në sulm. Në çastet e fundit të ndeshjes, saktësisht në minutën e 13-të shtesë, Perisic harkoi nga e majta dhe sulmuesi Igor Matanovic e devijoi lehtë topin me kokë.

Pas atij devijimi, topi preku mbrojtësin portugez Renato Veiga dhe shkoi te Mario Pasalic, i cili më pas asistoi për Gvardiolin, për atë që do të ishte barazimi i përkohshëm 2-2. Megjithatë, duke qenë se Pasalic ndodhej pas vijës mbrojtëse në çastin kur Matanovic preku topin, arbitrat konstatuan pozicion të parregullt.

Sipas sqarimit zyrtar, prova vendimtare për këtë vendim milimetrik erdhi nga teknologjia e avancuar e integruar në topin zyrtar të turneut, Adidas Trionda.

FIFA bëri të ditur në deklaratën e saj se sensorët e vendosur brenda topit regjistruan mikro-kontaktin e bërë nga Matanovic gjatë aksionit. Kjo teknologji, e quajtur “Connected Ball”, transmeton në kohë reale të dhënat në dhomën e VAR-it dhe arrin të dallojë edhe prekjen më të vogël.

Në ekranet televizive, publiku mundi ta shohë atë çast përmes grafikut të ashtuquajtur të rrahjeve të zemrës, i cili përcakton me saktësi sekondën e kontaktit mes lojtarit dhe topit, duke vërtetuar se vendimi i ekipit të arbitrave ishte i saktë.

https://x.com/_widefootball/status/2072869354757034408
https://x.com/fifamedia/status/2072879095776764304

të fundit

Former diplomat Xhevat Mustafa raises suspicions of threat after mysterious signs on apartment door

Publicisti dhe ish-diplomati, Xhevat Mustafa, ka denoncuar një rast që e konsideron si të dyshimtë dhe potencialisht kërcënues, pasi persona…

18 seconds ago

16 years since the murder of Arben Sejdiu, Maraj: perpetrators and orderers still unknown

Komandanti i Kosharës, Milazim Maraj ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, Arben Sejdiun, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Betejën e…

36 seconds ago

Tomorrow the Assembly Presidency and three parliamentary committees convene

Gjatë ditës së nesërme do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendi dhe do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve.…

51 seconds ago

Edon Zhegrova titullar për Juventusin ndaj Venezias

Ylli i Kombëtare së Kosovës, Edon Zhegrova, do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen e sotme të Serie A…

4 minutes ago

Spiropali mesazh pas Asamblesë: Sikur çoç më ndodhi, ajo që unë urrej me shpirt janë hajdutët dhe manipulatorët që mbahen për liberalë

Spiropali: Sikur çoç më ndodhi Ca që s’më njohin po janë të habitur sikur çoç më ndodhi. U duket sikur…

11 minutes ago

Pas protestave, aktivistët paralajmërojnë presion të vazhdueshëm mbi institucionet

Aktivistët që organizuan protestat pas vrasjes së Arlinda Zekajt kanë vendosur të ndryshojnë formën e reagimit, duke kaluar nga protestat…

13 minutes ago