FIFA ka dalë me një qëndrim të prerë ndaj akuzave se gjatë Kupës së Botës 2026 mund të ketë pasur ndeshje të kurdisura.
None found
Në edicionin e parë të Botërorit me 48 kombëtare u luajtën gjithsej 104 takime. Spanja e fitoi titullin botëror për herë të dytë në histori, pasi triumfoi ndaj Argjentinës në finalen e zhvilluar në stadiumin “MetLife”.
Megjithatë, turneu u shoqërua edhe me debate rreth arbitrimit. Pas humbjes 3-2 kundër Argjentinës, Federata Egjiptiane e Futbollit pretendoi se ishin bërë gabime të rënda dhe i kërkoi FIFA-s të përjashtonte gjyqtarët që drejtuan ndeshjen.
Federata egjiptiane kërkoi që, pas hetimit të gabimeve, arbitri kryesor dhe i gjithë ekipi i arbitrimit të largoheshin nga Botërori.
Polemika shkaktoi edhe përzgjedhësi i Egjiptit, Hossam Hassan. Përveç një gjesti kontrovers në vijën anësore, ai e akuzoi FIFA-n se po favorizonte Lionel Messin.
“Ata duan që Messi të qëndrojë në turne”, deklaroi Hassan pas përfundimit të ndeshjes.
Këto pretendime u kundërshtuan nga drejtuesi i gjyqtarëve në FIFA, Pierluigi Collina. Ai i përshkroi ato si “akuza të pabazuara” dhe doli në mbrojtje të integritetit të arbitrave.
Në reagimin e saj, FIFA njoftoi se Grupi i Punës për Integritetin nuk kishte zbuluar asnjë dëshmi për manipulim të ndeshjeve. Në këtë grup morën pjesë ekspertë të FIFA-s, FBI-së, INTERPOL-it, Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, Këshillit të Evropës, Shoqatës Ndërkombëtare për Integritetin në Bastore, si dhe institucioneve të tjera.
Sipas organizatës botërore të futbollit, tregjet e basteve dhe zhvillimet në fushë u mbikëqyrën në kohë reale gjatë gjithë turneut. Nga analizat nuk rezultoi asnjë model i pazakontë bastesh dhe asnjë sinjal që mund të lidhej me kurdisjen e ndonjë takimi.
“Bazuar në informacionin e mbledhur dhe analizuar gjatë gjithë garës, Grupi i Punës nuk identifikoi asnjë aktivitet të dyshimtë në bastore dhe asnjë tregues për manipulim të ndonjë ndeshjeje”, thuhej në deklaratën zyrtare të FIFA-s.
FIFA sqaroi gjithashtu se të gjitha raportet për bastet, së bashku me informacionet e siguruara gjatë turneut, u shqyrtuan dhe u ndanë ndërmjet institucioneve pjesëmarrëse në përputhje me procedurat operative.
Menaxheri i Lartë për Integritet në FIFA, Liam Rich, tha se ky bashkëpunim mundësoi krijimin e një strukture të fuqishme për shkëmbimin e të dhënave dhe shqyrtimin e çdo rreziku të mundshëm. Ai shtoi se ky model do të zbatohet edhe në turnetë e ardhshëm, përfshirë Kupën e Botës për Femra vitin e ardhshëm.
Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i…
Vetëm katër skuadra në pesë ligat kryesore evropiane e ruajnë ende statusin e të qenit të pamposhtura për sezonin e…
Dean KlafuriçIsh-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, ka bërë një analizë të skuadrës aktuale të bardhebluve nën drejtimin e Klafuriç, ndërsa…
Fitorja e BDI-së në Komunën e Brëvenicës, pas së cilës OBRM-PDUKM e quajti VLEN-in "kalë Troje", është një tregues se…
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policinë e Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i…
Politikania me përvojë, ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas luftës në PS, pas…