Categories: sport

FIFA reagon ndaj zërave për favorizim të Argjentinës në Kupën e Botës

FIFA ka dalë me një qëndrim zyrtar pas debatit të fortë që pasoi triumfin dramatik të Argjentinës ndaj Egjiptit në 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026.

Të lidhura

None found

Në Atlanta, kampionët në fuqi arritën të kthenin rezultatin nga 2-0 në 3-2, me golat e Cristian Romeros, Lionel Messit dhe Enzo Fernandezit. Pavarësisht fitores, ndeshja u shoqërua nga polemika të shumta për disa vendime të arbitrimit.

Pas përfundimit të takimit, Federata Egjiptiane e Futbollit reagoi me tone të ashpra, duke kërkuar largimin nga Kupa e Botës të gjyqtarit dhe të gjithë ekipit të arbitrimit. Sipas saj, arbitrat bënë “gabime të qarta” dhe nuk pranuan të rishikonin me VAR disa episode kyçe.

Dy rastet që ndezën më shumë diskutime ishin goli i anuluar i Mostafa Zikos, pasi VAR konstatoi një faull ndaj Lisandro Martinez në nisje të aksionit, si edhe pretendimi i Egjiptit për penallti ndaj Mohamed Salahut pak çaste para golit vendimtar të Enzo Fernandezit në minutën e 93-të.

Pas akuzave dhe pretendimeve se Argjentina po favorizohej, shefi i gjyqtarëve në FIFA, Pierluigi Collina, mbrojti publikisht trupën e arbitrimit.

“Diskutimet konstruktive për vendimet janë pjesë e futbollit, por akuzat e pabazuara nuk kanë vend në sportin tonë. Askush nuk mund të vërë në dyshim integritetin e gjyqtarëve të Kupës së Botës”.

Collina theksoi gjithashtu se askush nuk mund të sugjerojë se arbitrimi i FIFA-s ndikohet nga faktorë të jashtëm, duke nënvizuar se gjyqtarët vendosin me ndershmëri dhe veprojnë në mënyrë të pavarur.

Duke komentuar episodet e diskutueshme të sfidës, ai sqaroi se VAR verifikon të gjithë aksionin sulmues përpara çdo goli dhe se ndërhyrja ndaj Lisandro Martinez ishte një faull i pastër.

“Një faull është faull. Nëse gjyqtari nuk e sheh në fushë, VAR mund të ndërhyjë”.

Sa i përket rastit të Mohamed Salahut, Collina deklaroi se si gjyqtari ashtu edhe VAR vlerësuan se kontakti me Julian Alvarez ishte pjesë normale e lojës.

“Mbrojtësi preku fillimisht topin dhe më pas pati kontakt normal futbolli. Nuk u konsiderua faull”.

Në fund, ai pranoi se disa vendime mbeten subjektive, por shtoi se FIFA është e kënaqur me mënyrën se si këto parime janë zbatuar gjatë gjithë turneut.

Argjentina tani do të luajë ndaj Zvicrës në çerekfinale të Kupës së Botës, ndërsa skuadra që kualifikohet nga kjo përballje do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e duelIt mes Anglisë dhe Norvegjisë.//

të fundit

Federata spanjolle u mundëson futbollisteve ngrirjen e vezëve deri në vitin 2029

Futbollistet e kombëtares së Spanjës do të kenë mundësi më të mëdha për të përfituar nga teknikat e riprodhimit të…

51 minutes ago

Vonesa 10-sekondëshe e Viniciusit i kushton Real Madridit: rregulli i ri zbatohet për herë të parë

Real Madridi e nisi me fitore sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Interin 2-1 në “Santiago Bernabeu”,…

51 minutes ago

Mourinho pas fitores ndaj Interit: Real Madridi mund të fitonte edhe 5-0

Trajneri Jose Mourinho thotë se Real Madridi e ka fituar nën kushte të vështira duke deklaruar se mund të triumfonin…

52 minutes ago

Haaland shënon dy herë, por përfundon në përplasje gjatë fitores së Cityt ndaj Portos

Erling Haaland ishte protagonist i fitores 2-0 të Manchester Cityt ndaj Portos në Ligën e Kampionëve, duke realizuar të dy…

58 minutes ago

Horoskopi 9 Shtator 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, financat dhe karrierën

Dashi Do ngrini shume pikëpyetje gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe atmosfera ne çift mund te…

1 hour ago

A fire is extinguished near the Aviation Field in Gjirokastër

Një zjarr ka rënë pranë Fushës së Aviacionit në Gjirokastër. Flakët kishin rënë në një kanal, ndërmjet Fushës së Aviacionit…

1 hour ago