FIFA dhe Adidas kanë vendosur përfundimisht për golin e Ronaldos

Goli i parë i Portugalisë kundër Uruguait në Kupën e Botës nuk do t’i shkojë Cristiano Ronaldos, me Adidas që njoftoi se falë një sensori 500Hz brenda topit, dëshmoi se portugezi nuk kishte prekur topin pas krosimit të Bruno Fernandez.

Pas këtij zhvillimi, CR7 qëndron në një gol të shënuar ndaj Ganës (3-2), ndërsa në total ka 8 gola në pesë Botërorët që ka marrë pjesë. /G.D albeu.com/


Shtuar 29.11.2022 14:32