Feston Rumania, mund Ukrainën në debutim

Ndonëse nuk konsiderohej favorite në fillim të takimit, Rumania mposht me rezultatin 3-0 Ukrainën në ndeshjen hapëse të Grupit E.

Rumunët nisin në mënyrën më të mirë aventurën në Euro 2024 dhe pas këtij suksesi ngjiten në krye të grupit.

Stanciu zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë, ndërsa Razvan Marin dhe Dragus kanë realizuar 2 golat e tjerë të Rumanisë në pjesën e dytë.


Shtuar 17.06.2024 18:11