Klubi i Partizanit feston ditën e sotme ditën e krijimit. Plot 78 vite që nga koha kur i krijua një nga klubet më historike të kombit shqiptar. 35 trofe të fituar nga “Demat” në këto 78 vite që janë pjesë e futbollit shqiptar.
Ku në këto 35 trofe, 17 janë tituj kampion, 15 herë ka fituar Kupën e Shqipërisë, ndërsa 3 herë të tjera ka tirumfuar në Superkupë. Statistika që i shkojnë përshtat një ekipi legjendar si Partizani. Teksa këtë ditë të veçantë e përkujton vetë klubi i kuq me anë të një postimi në faqen zyrtare ku shkruan:
“78 vite Krenari! 04.02.1946 – 04.02.2024. ‘Nderi i Kombit’, Një klub, një emër, një legjendë, një fanellë. Përjetë me ty Partizan.”